TIKA dhe Bashkia e Tiranës organizojnë aktivitet për mbjelljen e pemëve në kujtim të dëshmoreve të 15 korrikut

Në aktivitetin e organizuar në Njësinë Administrative Kashar në Qarkun Tiranë ishin të pranishëm Ambasadori i Turqisë më Tiranë, Murat Ahmet Yörük, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, koordinatorja e TIKA-s në Tiranë, Emine Gizem Başkan.

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës kanë organizuar aktivitetin për mbjelljen e 251 pemëve në kujtim të dëshmoreve të 15 korrikut në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në aktivitetin e organizuar në Njësinë Administrative Kashar në Qarkun Tiranë ishin të pranishëm ambasadori i Turqisë më Tiranë, Murat Ahmet Yörük, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe koordinatorja e TIKA-s në Tiranë, Emine Gizem Başkan.

Ambasadori i Turqisë më Tiranë, Murat Ahmet Yörük në një deklaratë për AA theksoi se këto pemë mbillen në kuadër të 15 korriku, 5-vjetori i tentativës për grusht shteti të organizate terroriste të drejtuar nga Fethullah Gülen.

“Jam i lumtur që ndodhem sot bashkë me kryetarin e bashkisë në këtë ceremoni inaugurimi. Falënderoj kryebashkiakun Veliaj për punën e vyer që bën për përmirësimin e infrastrukturës së qytetit, për të bërë jetën e qytetarëve më të mirë. Unë si një banor i këtij qyteti jam shumë i lumtur që shikoj një kryetar bashkie që punon për ndryshimin dhe zbukurimin e jetës së këtij qyteti. Ky aktivitet sot ka dhe një kuptim tjetër, është 5-vjetori i tentativës për grusht shteti të një organizate terroriste të drejtuar nga Fethullah Gülen”, tha ai.

“Sikurse e dini 5 vite më parë pjesëtarë të organizatës terroriste të Fethullah Gülen tentuan që të prishin demokracinë e vendit tonë përmes një tentative ushtarake. Me vendosmërinë e presidentit të Turqisë populli i Turqisë doli në rrugë i pa armatosur duke mbrojtur demokracinë e vendit dhe duke i bërë ballë kësaj të keqeje. Populli turk atë natë i dha një mësim demokracie të mirë jo vetëm Turqisë, por gjithë botës. Ato pa hezituar dhanë jetën e tyre për të mbrojtur unitetin dhe bashkimin dhe për të mbrojtur popullin, shtetin dhe demokracinë e tyre. Brenda atyre miliona njerëzve që u derdhën në rrugë atë natë kishte dhe shqiptarë që jetojnë atje. Ajo natë ishte një pikë kthese për gjithë botën. Bashkë me kryetarin e bashkisë sot këtu kemi mbjellë 251 rrënjë pemë bliri që do të zbukurojnë këtë rrugë të bukur”, tha Yörük.

Ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një prononcim për AA, pasi falënderoi ambasadorin e Turqisë dhe drejtoreshën e TIKA, theksoi se ato janë dy miq të mirë të Tiranës.

“Sa herë Tirana ka pasur nevojë për një park, për nja aksion mbjellje pemësh, për kënde lojërash kanë qenë aty me ne. Jam shumë krenar për miqësinë e tyre dhe jam krenar që sot për të festuar një datë shumë të rëndësishme për demokracinë turke janë 251 pemë bliri të rritura që i dhurohen këtij komuniteti në Tiranë. Pemët do të jenë aty për të hedhur rrënjë siç ka hedhur miqësia jonë me miqtë tanë nga Turqia, por dhe për të bërë hije për fëmijët dhe të moshuarit në një zonë që është transformuar totalisht”, tha Veliaj.

Ndërkohë, 251 pemë bliri janë dhuruar nga TIKA në kujtim të dëshmoreve të 15 korrikut.

FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan grusht shtetin e mposhtur të vitit 2016, i cili la 251 persona të martirizuar dhe 2.734 të plagosur.

Kategoritë
LajmeRajoni