TIKA ka zgjatur dorën miqësore të Turqisë me rreth 500 projektet që ka realizuar në Maqedoninë e Veriut

Gjatë periudhës 2015-2021 TIKA ka realizuar 493 projekte në Maqedoninë e Veriut në fusha të tilla si arsim, shëndetësi, infrastrukturë sociale dhe shërbime, prodhim, administratë dhe infrastrukturë civile, restaurim, ndihmë emergjente dhe humanitare.

Kryesia e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka luajtur një rol të rëndësishëm në zgjatjen e dorës miqësore të Turqisë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, me 500 projektet që ka realizuar kryesisht në fushat e arsimit dhe shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut në periudhën 2015-2021, shkruan Anadolu Agency (AA).

TIKA e cila ka filluar aktivitetet e saj në vend në kuadër të protokollit të bashkëpunimit të nënshkruar në vitin 2005 mes qeverive të Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut, realizon një gamë të gjerë të projekteve në fusha të ndryshme nga arsimi në shëndetësi, për sigurimin e zhvillimit rural dhe zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë, forcimin e administratës dhe infrastrukturës civile, zhvillimin e kapacitetit institucional, në bashkëpunimin social dhe kulturor si dhe deri në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Sipas të dhënave që gazetari i AA-së ka përpiluar nga Zyra e Koordinimit të Programit të TIKA-s në Shkup, gjatë periudhës 2015-2021 TIKA ka realizuar 493 projekte në Maqedoninë e Veriut në fusha të tilla si arsim, shëndetësi, infrastrukturë sociale dhe shërbime, prodhim, administratë dhe infrastrukturë civile, restaurim, ndihmë emergjente dhe humanitare.

– Arsim

Duke theksuar se arsimi luan një rol kyç në zhvillimin dhe përparimin e rajonit, TIKA ka vënë në dukje se në këtë drejtim ajo ka siguruar një kontribut të madh me riparimin dhe pajisjen e shkollave fillore Mustafa Kemal Atatürk në fshatin Banjica e Epërme në Gostivar dhe në qendrën e Gostivarit dhe me përmirësimin e infrastrukturës së arsimit dhe ndërtesave moderne të arsimit në të cilat në gjuhën turke do të mësojnë rreth 2 mijë nxënës.

Me vendosjen në zbatim të ndërtimit të një shkolle në fshatin turk që ndodhet në zonën lindore të Maqedonisë së Veriut, TIKA ka marrë përsipër edhe ndërtimin, pajisjen dhe rregullimin mjedisor të një shkolle të mesme në qytetin e Dibrës e përbërë nga një sipërfaqe prej 5.400 metër katrorë, katër kate, 29 klasa, laboratorë të shkencave ekzakte, bibliotekë, sallë konferencash dhe zyra administrative.

Me ndërtimin dhe pajisjen e një ndërtese të një kopshti të ri për komunitetet maqedonase, shqiptare dhe turke që jetojnë në qytetin e Kërçovës, TIKA ka ofruar një mbështetje të madhe për zhvillimin e infrastrukturës arsimore në vend duke prodhuar projekte arsimore për të gjitha komunitetet që jetojnë në vend. Krahas zhvillimit të infrastrukturës arsimore, TIKA që nga viti 2006 ka kontribuar për 15 nxënës me mbështetjet e saj me artikuj kinkalerie dhe bursa për nxënësit.

Deri më sot në Maqedoninë e Veriut, TIKA ka ofruar mundësi arsimi për rreth 17 nxënës, duke kryer riparimin e 24 shkollave dhe ndërtimin e 16 shkollave të reja fillore si dhe riparimin dhe pajisjen e shkollave të mesme dhe departamenteve të turkologjisë së universiteteve.

Ndërsa me qendrat e kurseve që ka hapur në të gjithë vendin, TIKA ofron kurse për gjuhën turke për qindra nxënës si dhe ka zhvilluar programe historike dhe shëtitje në Turqi me qëllimin për të kontribuar në përmirësimin e kulturës dhe gjuhës amë.

Po ashtu TIKA ka organizuar edhe programe arsimore nëpërmjet internetit me pjesëmarrjen e akademikëve ekspertë të fushës nga universitetet e Turqisë për mësuesit kujdestarë që kryejnë detyrën në shkollat me arsim në turqisht, ku nga këto shërbime deri më sot kanë përfituar rreth 500 mësues.

– Shëndetësi

Krahas arsimit, TIKA i kushton një rëndësi të veçantë edhe fushës së shëndetësisë, ku në kuadër të masave të ndryshme të marra kundër rreziqeve të mundshme në Maqedoninë e Veriut për shkak të koronavirusit të ri i cili ka vendosur nën ndikim të gjithë botën, TIKA ka siguruar mbështetje me 750 stacione dezinfektimi dhe 550 matës të temperaturës pa prekje për t’u përdorur në çerdhe, kopshte, shkolla dhe në institucione të ndryshme arsimore.

Me qëllim përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore të Maqedonisë së Veriut dhe që popullata në zonat rurale të përfitojnë në mënyrë efektive nga shërbimet shëndetësore, TIKA ka ofruar mbështetje me riparime dhe pajisje të qendrave shëndetësore si dhe pajisje shëndetësore dhe dhurimin e ambulancave për ndihmën e transportimit emergjent të pacientëve.

Për pakësimin e vdekjeve të foshnjave në vend, TIKA nën kujdesin e Presidencës së Maqedonisë së Veriut ka bërë rinovimin dhe pajisjet për njësinë e emergjencës klinike të sëmundjeve të fëmijëve në Qendrën Klinike të Universitetit Shën Kirili dhe Metodi të spitalit shtetëror të Shkupit.

Gjithashtu TIKA ka siguruar mbështetje me pajisje dhe aparatura mjekësore si dhe ka siguruar riparimin gjithëpërfshirës për njësinë e kujdesit intensiv për fëmijë/të sapolindur në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve në Spitalin Shtetëror të Shkupit.

Në kuadër të projektit, për rritjen e qasjes ndaj shërbimeve shëndetësore për qytetarët që jetojnë në zonat rurale TIKA kryesisht në periudhën e pandemisë ka vendosur në zbatim projektin për skanimin shëndetësor me Klinikën Mobile me qëllimin për vendosjen nën kontroll të situatës së tuberkulozit në vend si dhe për ofrimin e shërbimeve parandaluese dhe diagnostikuese të hershme për pacientët që nuk kanë mundësi të qasjes në qendër.

TIKA krahas sigurimit të produkteve mjekësore të nevojshme për spitalin ka siguruar edhe pajisje teknike të nevojshme në mënyrë që klinika mobile të funksionojë.

– Prodhim

Me rritjen e prodhimit ushqimor cilësor në Maqedoninë e Veriut, TIKA ka zbatuar edhe projekte për pakësimin e papunësisë dhe formimin e bizneseve familjare me qëllim parandalimin e migrimit nga zonat rurale. Në këtë pikë TIKA ka siguruar kontribute të mëdha për bizneset bujqësore të serave.

Për 1.000 familje në nevojë në 80 fshatra në zonat rurale të Maqedonisë së Veriut, TIKA ka mundësuar formimin e bizneseve bujqësore serë që këto familje të mund të rrisin perime gjatë gjithë vitit pa qenë të lidhur me klimën.

Në kuadër të projektit për zhvillimin e bletarisë dhe produkteve të saj, janë siguruar mbështetje me trajnime dhe pajisje të nevojshme për bletari moderne për 200 familje, anëtarë të komuniteteve të ndryshme kryesisht ato turke dhe maqedonase që jetojnë në zona të ndryshme të Maqedonisë së Veriut.

Nga familjet pjesëtarë të projektit prodhohen 25-30 tonë mjaltë nga 250-300 tonë mjaltë që prodhohet në të gjithë vendin.

Për zhvillimin e rritjes së frutave, u zhvilluan pemëtore duke siguruar hyrje të projekteve më qëllim që të zvogëlohet fenomeni i migrimit në vend dhe të rritet mirëqenia ekonomike e popullatës.

Në këtë drejtim TIKA ka vendosur në zbatim edhe Projektin e Kultivimit të Arrave me qëllimin për të formuar burim shtesë të jetesës për familjet me të ardhura të ulëta që jetojnë në mbarë vendin. Si pjesë e kësaj TIKA ka ofruar mbështetje me 10.240 fidanë të arrës për gjithsej 308 familje.

– Forcimi i infrastrukturës administrative

TIKA e cila vazhdon punimet e saj në kuadër të rritjes së kapaciteteve dhe shërbimeve institucionale publike të Maqedonisë së Veriut, me ndarjen e informacionit, njohurisë dhe përvojës së Turqisë me miken Maqedoninë e Veriut synon që të përmirësojë infrastrukturën fizike dhe të informacionit në kuadër të zhvillimit të shërbimeve në institucionet publike në pikën e zhvillimit të kapacitetit me transferimin e këtyre përvojave.

Në kuadër të kësaj TIKA ka marrë përsipër riparimin dhe pajisjen gjithëpërfshirëse të sallës kryesore të konferencave në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut. Po ashtu në kuadër të projektit të “infrastrukturës së Arkivës Dixhitale të Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut, TIKA ka ofruar mbështetjen trajnuese dhe ka siguruar 3 kompjuterë PC, 2 printerë multifunksionalë, 5 skanerë, një pajisje për ruajtjen e arkivit, 1 server dhe një program të zhvilluar për arkivin.

Gjithashtu TIKA ka ndërtuar ndërtesën e re për shërbimet publike në Komunën e Pllasnicës, ku pajisjet dhe infrastruktura informatike e kësaj ndërtese janë rinovuar nga TIKA.

– Restaurime

TIKA ndër të tjera ka kryer projekte për identifikimin, klasifikimin, ruajtjen, transferimin në mediat dixhitale dhe dërgimin e kopjeve në përfitim edhe të Turqisë të materialeve arkivore siç janë dokumentet, regjistrat, fletoret dhe dorëshkrimet e periudhës Osmane të gjetura në Ballkan dhe vendet e Evropës Lindore, ku Osmanët qeverisën për gati 500 vjet.

Rreth 130 mijë imazhe u morën nga materiali arkivor i periudhës Osmane të përbërë nga 774 skedarë/fletore në Maqedoninë e Veriut, të cilat u dorëzuan në Arkivën Osmane dhe të cilat janë paraqitur në shërbim të hulumtuesve pas klasifikimit të tyre.

TIKA e cila ka zbatuar projekte restaurimi me qëllim që të mbajë gjallë vlerat e përbashkëta kulturore dhe historike si dhe të mbështesë ekzistencën e këtyre strukturave historike në Maqedoninë e Veriut, në këtë aspekt ajo ka kryer restaurimin dhe rregullimin territorial të xhamisë së Sulltan Muratit në Shkup, të xhamisë Isak Beu në Shkup si dhe të xhamisë Husein Shah në Saraj të Shkupit.

Kategoritë
LajmeRajoni