TIKA vijon projektet mbështetëse ndaj familjeve të jetimëve në zona të ndryshme të Shqipërisë

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) vijon veprimtarinë e saj në mbështetje të familjeve me fëmijë jetimë, në zona kryesisht rurale, në zonat e Ballkanit dhe të Europës Lindore. Në veprimtarinë që organizon prej disa muajsh në Shqipëri, në qytete të ndryshëm të vendit, ofron ndihma të ndryshme ndaj fermerëve me qëllim që tiu lehtësojë sadopak ndikimin negativ që pandemia pati në veçanti mbi sektorin e bujqësisë.

Në këtë kuadër në muajin prill dhuroi ndaj 50 familjeve të fëmijëve jetimë pako të përbëra me fara misri, fasuleje dhe jonxhe, e po ashtu edhe nga 200 kg pleh në qytete të Tiranës, Elbasanit, Durrësit dhe Kavajës. Qëllimi i këtij aktiviteti humanitar ishte mbrojtja e grupeve të disfavorshme, ashtu si të moshuarit, personat me aftësi të kufizuar dhe fëmijët, e po ashtu dhe lehtësimi i ndikimeve të pandemisë.

Po ashtu gjatë muajit maj u dhuruan fidanë ulliri dhe sasi të konsiderueshme plehu edhe ndaj 50 familjeve të fëmijëve jetimë, të cilat ishin banorë të fshatrave të Prrenjasit, Cërrikut, Elbasanit, Gramshit, Belshit, Patosit, Shijakut dhe Rrogozhinës. Konkretisht ndaj 50 familjeve përfituese në këta fshatra janë shpërndarë 4000 rrënjë ulliri dhe afërsisht 4 ton pleh. Si rrjedhojë çdo familjeje i janë dhuruar nga 80 rrënjë ulliri nga dy lloje të ndryshëm dhe nga 75 kg. pleh me qëllim që të përdoret gjatë kultivimit të këtyre ullinjve.
Gjatë aktivitetit, Inxhinieri i bujqësisë nga TIKA, Z. Ali Kurt, iu ofroi trajnim familjeve përfituese të këtij projekti në lidhje me realizimin e mbjelljes së fidanëve të ullirit, më përkujdesjen ndaj tyre në vijim dhe me sëmundjet me të cilat mund të përballen.

Së fundmi këta ndihma u shpërndanë sot në Labinot të Elbasanit, duke zgjeruar kështu gamën e familjeve përfituese të këtij projekti domethënës dhe afatgjatë. Ndër ndihmat e shpërndara sot, Dorina Kushi, një ndër përfitueset e projektit, duke thënë “Ulliri është jetë, pasuri, e arrdhme”, u shpreh se këtë mbështetje nga TIKA mund ta linte si një vepër për fëmijët e saj jetimë. Ndërsa Aurora Suloti tha se deri tani kishte punuar në punë me të ardhura të pakta dhe se bashkë me marrjen e fidanëve të dhuruar nga TIKA kishte përfituar një burim të ri të ardhurash, si rrjedhojë edhe shprehu mirënjohjen e saj ndaj Agjencisë TIKA.

Agjencia TIKA do të vijojë dhënien e ndihmës dhe mbështetjes ndaj kategorisë që angazhohet me bujqësi dhe që është ndikuar negativisht nga pandemia që prej fillimeve të saj. Në këtë kontekst do të vijojë të zhvillojë projekte të ndryshme për tiu ardhur në ndihmë familjeve shqiptare që përjetojnë vështirësi në përballimin e jetesës./FREKUENCA.NET

 

Kategoritë
LajmeRajoni