Toni Kuka tregon se çka i tha Akil Gjakovës para finales: Duhet të shkosh deri në fund sepse nuk vjen çdo here në finale

Kosova është renditur e para në Kampionatin Evropian të Xhudos që u mbajt në Lisbonë të Portugalisë.

Xhudistët nga Kosova arritën të sigurojnë dy medalje të arta, një të argjentë dhe dy vende të 5-ta.

Trajneri i Xhudos Driton Kuka, ka folur për suksesin e arritur në këtë garë.

Kuka në emisionin Sports Show në Klan Kosova tha se është tejet i lumtur me suksesin.

Ai theksoi se nga kjo garë e veçon medaljen e artë të xhudistit Akil Gjakova.

Toni me këtë rast tregoi edhe bisedën që e kishe zhvilluar me Akilin para finales.

“Më thënë të drejtën zëri më ka humbur në luftën gjysmëfinale të Akilit. Sepse kam qenë shumë i zëshëm dhe jo që kam bërtitë aq shumë gjatë luftës, por ndoshta emocioni dhe dëshira e madhe që me shkuar Akili në finale, në fund të luftës e kam parë që zëri diqysh më ka humb”.

“Më pas në finale kam bërtite edhe më shumë por si duket nuk jam dëgjuar edhe aq fort, për arsye se kjo ndodh shpesh nëpër gara. Është e vërtetë që pas titullit të Kampionit Olimpik të Majlindës, dita e djeshme ka qenë diçka që si trajner më ka përmbushur jashtëzakonisht shumë. Për, kah rëndësia e kisha rënditë të dytën “.

“A e din si është në komunitet sportiv? sidomos në Kosovë. Po qe këto xhudistët, veç çikat po fitojnë, djemtë s’po fitojnë. Kur ka hyrë Akili në finale kam qenë jashtëzakonisht i gëzuar. Por, sigurisht atë gëzim e kam menaxhuar. Edhe në bisedë me Akilin para se me shkuar në “Tatami” i kam thënë “duhet të shkosh deri në fund”. Tash duhesh të shkosh deri në fund, sepse e arta është e artë dhe nuk vjen çdo herë në finale të Kampionatit Evropian”.

Kategoritë
Sport