Torcida distancohet nga sulmi ndaj Prishtinës në Pejë

Tifo grupi mitrovicas i Trepçës, Torcida kanë reaguar me anë të një komunikate për shtyp pas incidentit në Pejë

Autobusi me basketbollist të Prishtinës është sulmuar gjatë ditës së sotme derisa sulmi ka ndodhur pas ndeshje Trepça – KB Rahoveci.

Një zyrtar i KB Prishtina është lënduar.

Torcida me anë të kësaj komunikate është distancuar nga ky sulm. Reagimi i tyre vjen pasi që u tha se ishin ata që kishin sulmuar autobusin.

Komunikata pa ndërhyrje e Torcidës:  

Komunikatë,

Me rastin e organizimit të Final 8 Kupa e Kosovës në basketboll 2021/2022 në qytetin e Pejës tifogrupi ynë ishte prezent pranë klubit të zemrës në ndeshjen qerekfinales mes Trepçës dhe kb.Rahoveci,

Pas ndeshjes jashtë palestrës në pjesën e kundërt nga ka pas daljen tifogrupi ynë paska ndodhur një incident , më saktësisht është sulmuar autobusi i ekipit Sigal Prishtina me mjete të forta,ku edhe akuzohemi padrejtsisht nga mediat vendore kinse TORCIDA është akter në këtë sulm.

Tifogrupi ynë bën me dije që distancohet nga ky incident pasi që ne kemi dal nga palestra menjëher policia ka urdhëruar të nisemi për Mitrovicë,

Për dallim nga disa pseudo tifogrupe ne nuk sulmojm lojtarë,po harroni që TREPÇËS ju kanë sulmuar lojtarët në parket në Pallatin e Rinis në prishtinë,

Në materialet që po qarkullojn nëpër media nuk paraqet implikimin e asnjërit anëtar të tifogrupit TORCIDA ,

Torcida – Mitrovicë 09.02.2022

Kategoritë
Sport