Tornado në qytetin gjerman, disa të lënduar

Disa persona kanë mbetur të lënduar pasi qyteti gjerman i Kiel-it u godit nga një tornado të mërkurën.  Sipas asaj që bënë të ditur autoritetet, katër nga personat e lënduar kanë marrë plagë serioze.

Shërbimi zjarrfikës i qytetit njoftoi se dhjetëra punonjës janë përfshirë në operacion për të shpëtuar një grup personash që ishin duke lundruar në momentin që tornadoja u përhap përgjatë bregut të Detit Baltik.

Kategoritë
BotaLajme