Tornadoja trondit SHBA: 2 të vdekur, shemb magazinën e Amazon

Të premten në mbrëmje, tornadot kanë goditur jugun dhe perëndimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke përfshirë shumë shtete si: Illinois, Missouri, Arkansas, Kentucky dhe Tennessee.

Të paktën dy viktima janë regjistruar ndërsa dy persona u vranë në një shtëpi të moshuarish në Arkansas, pesë persona të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda dhe disa lëndime të lehta.

Çatia e një magazinetë  Amazon në Illinois është shembur dhe për pasojë 100 punonjës kanë mbetur të bllokuar brenda, të cilët punonin në turnin e natës, por që të gjithë janë të sigurt në një zonë të bodrumit të ndërtesës.

Të njëjtët punonjës dërguan foto përmes rrjeteve sociale për të qetësuar të afërmit.

Stuhitë shkatërruan gjithashtu Tenesin dhe Kentakin.

Disa ndërtesa u shembën në Mayfield, Kentaki.

Asnjë vdekje nuk është zyrtarizuar, por edhe këtu disa njerëz të ndryshëm janë bllokuar brenda një fabrike qirinjsh.

Kategoritë
BotaLajme