Toronto forcon sigurinë në xhami dhe qendrat e komunitetit islam

Masa vjen pasi pesë persona u plagosën nga të shtënat në një xhami një ditë më parë.

Qyteti kanadez i Torontos ka forcuar sigurinë në objektet e adhurimit dhe qendrat komunitare muslimane të dielën pasi pesë persona u plagosën nga të shtënat në një xhami një ditë më parë.

Nishan Duraiappah, shefi i policisë së rrethit Peel, ku ndodhi incidenti, tha në një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale se kanë rritur protokollin e sigurisë në xhamitë dhe qendrat e komunitetit që u përkasin muslimanëve në rajon.

Shefi i policisë së Torontos, James Ramer, tha gjithashtu në një deklaratë se kërkimi vazhdon për sulmuesit, të cilët hapën zjarr nga një automjet mbi pesë persona që po dilnin nga namazi i taravisë.

Ramer i kërkoi kujtdo që ka informacion për sulmuesit të kontaktojë policinë.

Ndërkohë, vijon mjekimi për dy nga pesë personat e plagosur nga sulmi, të cilët u dërguan në spital.

Kategoritë
BotaLajme