Trabzonspor fiton Superkupën e Turqisë

Në minutën e 74-t, Başakşehir mbeti me dhjetë lojtarë pasi mbrojtësi moldav Alexandru Epureanu mori kartonin e dytë të verdhë.

Skuadra turke Trabzonspor fitoi Superkupën e Turqisë për vitin 2020, duke e mundur Medipol Başakşehir-in me rezultatin 2-1 në Stadiumin Olimpik të Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).

Trabzonspor ndryshoi rezultatin në minutat e para të pjesës së dytë, pasi sulmuesi Jorge Djaniny nga Cape Verde shënoi me kokë. Ai përfitoi nga gabimi i mbrojtësit të Başakşehir-it, Ponck.

Në minutën e 56-të, gjyqtari dha një penallti për Başakşehir-in pas shqyrtimit nga VAR, pasi Edgar Ie nga ekipi i Trabzonsporit luajti me dorë në zonën e penalltisë.

Demba Ba e konvertoi me sukses penalltinë në gol.

Në minutën e 74-t, Başakşehir mbeti me dhjetë lojtarë pasi mbrojtësi moldav Alexandru Epureanu mori kartonin e dytë të verdhë pas një faulli.

Trabzonspor shënoi golin e fitores në një kundërsulm të shpejtë në minutën e 85-të.

Anësori ganez Caleb Ekuban dribloi pranë portierit të Başakşehirit Mert Gunok për t’i sjellë klubit të tij fitoren.

Kategoritë
Sport