Trabzonspor shpallet kampion i Turqisë pas 38 viteve, tifozët “pushtojnë” fushën

Ekipi turk, Trabzonspor sot edhe matematikisht e ka siguruar titullin e kampionit në Superligën e Turqisë.

Ky ishte titulli i parë i kampionit pas 38 viteve pritje.

Pas 35 xhirove, Trabzonspori prin në tabelë me 77 pikë, duke e siguruar kështu titullin e kampionit.

Pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit në ndeshjen e sontme, filloi festa e madhe.

Tifozët nuk u përmbajtën, duke e “pushtuar” fushën.,

Kategoritë
Sport