“Trafiku Urban” ka një njoftim për qytetarët në lidhje me 51 autobusët

????????????????????????????????????

Ndërmarrja Publike Lokale “Trafiku Urban” njofton të gjithë përdoruesit e transportit publik se në kontekstin e pandemisë COVID-19, aplikon masat e dhëna nga Qeveria e Republikës së Kosovës, prandaj si pasojë autobusët lokalë, për arsye të ruajtjes dhe parandalimit të virusit, mund të ofrojnë shërbimin me vetëm 50% të ulëseve, përkatësisht pranimin me 17 udhëtarë në autobus.

“Poashtu duam t’ju njoftojmë se shoferët nuk mund të ndalin autobusët në stacionet përkatëse, për arsye të plotësimit të kapacitetit prej 50%, në raste të tilla mund të presin autobusin e radhës, duke shkarkuar aplikacionin E-Bus mobil, përmes të cilit mund të lokalizoni autobusët në kohë reale dhe stacionet afër vendndodhjes suaj, thuhet në njoftim, shkruan EkonomiaOnline.

Aty thuhet se pastrimi dhe dezinfektimi i rregullt i autobusëve bëhet çdo natë pas përdorimit të tyre, ku janë të vendosur shiritat sinjalizues në ulëse, dezinfektues, maska mbrojëse, ndër të tjera dhe staf të autobusëve, të cilët morën pjesë në ligjëratat këshilluese/udhëzuese për mbrojtjen nga virusi Covid-19, në QKMF.

Aktualisht Trafiku Urban ka në dispozicion 51 autobusë në 7 linja, të cilët janë në shërbim të banorëve nga ora 06:00 deri në orën 22:00.

Kategoritë
LajmeVendi