Tragjedi në Francë, treni shtyp emigrantët mbi shina

3 emigrantë humbën jetën ndërsa një tjetër mbeti i plagosur rëndë pasi u goditën nga një tren i shpejtësisë së lartë në jug-perëndim të Francës.

Autoritetet bënë me dije se emigrantët u përplasën nga treni ndërsa flinin në shina në qytetin bregdetar të Biarritz.

Një hetim ka nisur për të zbardhur ngjarjen, ndërkohë që kryebashkiaku i qytetit deklaron se emigrantët shpesh herë përdorin shinat e trenit për të mos u pikasur nga forcat e policisë, raporton A2news.

Policia ende nuk i ka identifikuar viktimat, ndërkohë që burimet deklarojnë se emigrantët janë shtetas algjerianë.

Kategoritë
LajmeVendi