Tragjedia e familjes kosovare në Gjermani: Gruaja zgjohet nga koma, dy djemtë i ka të vrarë

Avdije R, gruaja me prejardhje nga Kosova që dyshohet se u qëllua me armë zjarri nga burri i saj nga Ponosheci i Gjakovës, është zgjuar nga koma, raporton mediumi gjerman “Bild”.

Ajo i mbijetoi sulmit me armë zjarri të shkaktuar nga burri i saj, por ende nuk është në gjendje të merret në pyetje, raporton më tej mediumi, përcjell lajmi.net.

Sipas një artikulli të sotëm të tabloidit gjerman, Flamur R. (44) qëlloi dy djemtë e tij (11, 13) dhe gruan e tij Advije R. (38), pastaj veten në shtëpinë e tyre në Hamburg të Gjermanisë.

Nga ky sulm, mbijetoi vetëm Advije R., e shtrirë në spital me disa plagë me armë zjarri. Tani ajo është zgjuar nga koma artificiale, sipas mediumit.

“Ju nuk mund ta merrni ende në pyetje sepse, sipas vlerësimit mjekësor, ajo nuk është ende e gatshme,” tha kryeprokurorja Ulla Hingst të enjten për mediumin.

Sipas konstatimeve të hetuesve, 44-vjeçari ka vrarë me nga një të shtënë djemtë e tij 11 dhe 13 vjeç në orët e vona të mbrëmjes së 26 dhjetorit, përpara se të qëllonte për vdekje vetën me armë.

Nga provat mjeko-ligjore rezulton se Flamur R. ka tërhequr këmbëzën të paktën tetë herë. “Tetë gëzhoja u gjetën në shtëpi,” tha Hingst.

Kategoritë
BotaLajme