Tragjedia shqiptare, dedikimi prekës i dajës për mbesën: Mu nda zemra, Krusha t’ka prit me i pri valles

Në mesin e viktimave 10 viktimave nga aksidenti i djeshëm në Kroaci është edhe e reja Anjeza Bellanica nga komuna e Rahovecit. Daja i të ndjerës, Leotrim Hoxhaj ka shkruar një mesazh prekës për vdekjen e mbesës së tij. “Sa me padurim presim të vin në vendlindjen e tyre gurbetqarët ashtu si edhe ti i numërove ditët për me ardh te ne.

E bukura e dajës, unë të prita me ardh e me u knaq, prita që t’i shoh sukseset e tua e jo të shkruaj për vdekjen tënde. Qenka shumë e vështirë me u pajtu me këtë që na than për ty. Sot në çdo lajm e në çdo familje është fol për aksidentin e tmerrshëm që ndodhi në Kroaci por unë nuk doja me besu që në mesin e tyre je edhe ti.

Nuk lash vend e kënd pa e pyet për ty po fundi që ndëgjova ma ndau zemren. Ende spo muj me besu që sdo të shoh më. Të zotit jemi dhe te ai do të kthehemi e ti qofsh lulja më e bukur e xhenetit ashtu si shkelqeve gjithmon në jetën tonë. E paharrueshme do të jesh gjithmonë Anjeza mbesa e dajës” shkruan ai.

Një tjetër familjar i vajzës ka bërë një tjetër dedikim. “Anjezë, Krusha t’ka prit me i pri valles e me ia hijeshu dasmat edhe k’saj vere, me ta ndje aromën që prej mallit shpesh andrrash t’kanë ardh shpija ku u linde e rrugët kah ke ecë me shoqe t’shkollës…Anjezë motër, Krusha t’ka prit me iu g’zu sukseseve tua e kur nuse t’ishe ba me t’përcjell si nanë madhe e me t’puth n’mes t’ballit, uratën tuj ta dhanë…

Anjezë bijë, t’u pre rruga e malli t’mbeti përgjithmonë i pashuar për njerëzit e zemrës. Anjezë vajzë malli, “gjatë” ke me pushu n’Krushë e ajo përjetësisht ka me t’përqafue n’krahërorin e saj mbushun dhembje bash si nana f’mijën e saj. Anjezë lule e bukur, Krushës ja hape dhe një plagë të madhe e neve na e trande shpirtin e kambt na i ke k’put. Anjezë, shpirti t’pushoftë n’parajsë e familjes Zoti u dhëntë forcë me u përballë me jetën pa ty” mbyllet postimi i Blerta Gashit.

Nëntë pasagjerë dhe shoferi i dytë i autobusit nuk arritën që të mbijetonin, ndërsa 42 u lënduan, 15 në gjendje më të rëndë dhe 15 janë akomoduar nga autoritetet kroate. Sot Kosova e ka shpallur ditë zie.

Kategoritë
LajmeVendi