Tragjike në Gjilan/ Ish-asamblistja e PDK-së dyshohet se u hodh nga kati i 5 i banesës

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm është gjetur pa shenja jete një femër në Gjilan. Ajo dyshohet se u hodh nga kati i 5 i banesës ku po jetonte.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Indeksonline mëson se viktima është ish-asamblistja e Partisë Demokratike e Kosovës në Gjilan, Arzie Nuhiu.

Sipas burimeve tona, dyshohet se ajo kishte vuajtur edhe nga depresioni.

Njoftimi i plotë i Policisë:

“Vdekje e dyshimtë”

Sot me 21 korrik 21 rreth  orës 03:50 të mëngjezit, Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar  informatën se në rrugën “Raif Halimi “, në pjesën e pasme të njërës nga  ndërtesat në këtë rrugë është vërejt një trup i personit të gjinisë femërore.

Njësitet policore nga stacioni policor i Gjilanit me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Më pas nga familjarët është identifikuar se bëhet fjalë për A. N. (1977) femër  shtetase e Kosovës, që ishte duke banu  në katin e pestë të ndërtesës në këtë rrugë.

Dyshimet fillestare janë se e njëjta ka rënë nga ballkoni i banesës së saj ku ishte duke jetuar.

Në  vendngjarje   ka  prezantuar  shërbimi  Emergjent (ndihma e parë ) ku nga   mjeku  kujdestar i  kësaj  njësie  është   konstatuar  vdekja .

Në  vendngjarje ka prezantuar prokurori i shtetit për  “Krime  të Rënda”, njësitet   e  hetimeve dhe forenzikës rajonale .

Prokurorin i shtetit ka urdhëruar që  trupi  i pajetë   dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore –  Prishtinë.

Rrethanat  dhe motivet se si ka ndodhë ky rast i rëndë ende nuk dihen.

Rasti për momentin është cilsuar si “Vdekje e dyshjmt” dhe hetimet e mëtejme janë duke i udhëheq Policia e Kosovës njësitet e hetimeve Rajonale në kordinim me Prokurorin e shtetit.

Kategoritë
LajmeVendi