Trajneri i ri i Kosovës: Kam qenë i prekur nga vdekja e Fadil Vokrrit, e kisha mik

Selektori i ri i kombëtares së Kosovës në futboll, Alan Giresse, në konferencën për shtyp të zyrtarizimit të tij në pozitën e udhëheqësit, ka përkujtuar edhe ish-presidentin e ndjerë të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrin.

Giresse në konferencën për media ka thënë se Vokrri ishte mik i tij dhe se ka qenë i prekur nga lajmi për vdekjen e tij, shkruan lajmi.net“Kam qenë i prekur nga lajmi. Kam dëgjuar për vdekjen e tij. E kisha mik”, deklaroi ai në konferencën për media.

Giresse do ta udhëheqë ekipin e Kosovës në futboll që nga dita e mërkurë

Kategoritë
LajmeSport