Trajneri Lucescu: S’jam frikacak të iki, uroj ta ndalin luftën këta njerëz pa tru

Mircea Lucescu, trajneri i Dymano Kyiv, ka komentuar situatën që po ndodh në Ukrainë. Ushtria ruse është futur në këtë vend dhe gjithçka është në kaos.

Trajneri Lucescu ndërkohë deklaron: “Të gjitha aktivitetet sportive në Ukrainë janë pezulluar për 30 ditë. Nuk do të largohem nga Kievi për t’u kthyer në Rumani, nuk jam frikacak.

Shpresoj që këta njerëz të mëdhenj pa tru ta ndalin këtë luftë. Nuk e kam menduar kurrë se kjo do të ishte e mundur”.

Kategoritë
Sport