Tre rekorde dhe gola sa historia e Hungarisë, Ronaldo konfirmohet legjendë e Europianit

Cristiano Ronaldo arriti të shënojë dy gola sot në fitoren 0-3 ndaj Hungarisë në “Puskas Arena”. Me këtë dygolësh, Ronaldo mundi të regjistrojë disa rekorde, duke hyrë në historinë e Europianëve, si një nga legjendat e këtij kompeticioni.

REKORDET – Në moshën 36 vjeç e 130 ditë Cristiano Ronaldo është lojtari më i vjetër, që shënon të paktën 2 gola në një ndeshje të Kampionatit Europian, duke përmbysur rekordin e Andriy Shevchenko, i cili ishte 35 vjeç e 256 ditë kur shënoi një dygolësh ndaj Suedisë për Ukraninën në vitin 2012.

Kategoritë
Sport