Tre shenjat paradoksale që paralajmërojnë se keni një problem me zemrën

Miliona njerëz humbasin jetën çdo vit për shkak të problemeve kardiovaskulare.

Në fakt, pavarësisht nga fakti se sëmundjet kardiovaskulare janë kaq të zakonshme, shpesh është e vështirë të dallohen simptomat paralajmëruese përkatëse.

Shkencëtarët madje raportojnë se ka disa shenja paradoksale që mund të tregojnë probleme me zemrën.

Shihni tre prej tyre:

  1. Era e keqe e gojës

Sipas një studimi, sëmundjet periodontale, simptoma e të cilave është era e keqe e gojës, nxisin shfaqjen e inflamacionit. Inflamacioni nga ana tjetër kontribuon në shfaqjen e goditjes në tru dhe sëmundjeve të zemrës.

  1. Rrudha në lobet e veshit

Palosjet diagonale në lobet e veshit mund të jenë një shenjë se zemra nuk po funksionon siç duhet, sipas një studimi nga Universiteti i Pensilvanisë. Simptoma lidhet kryesisht me bllokimin e arterieve.

  1. Marramendje nga ndryshimi i pozicionit

Kjo është një simptomë karakteristike e hipotensionit ortostatik. Në shumicën e rasteve, shqetësimi zgjat për disa sekonda, por nëse vazhdon për disa minuta mund të tregojë një çrregullim të qarkullimit të gjakut, sipas një studimi. Njerëzit që përjetojnë këtë lloj marramendjeje vlerësohet të kenë 54% më shumë gjasa për të zhvilluar më vonë dështimin e zemrës.

Kategoritë
FamiljeShëndetësi