Tre të vdekur dhe rreth 900 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Tre persona kanë vdekur dhe 888 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë.

Janë kryer 6619 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 888 qytetarë, në këto bashki: 254 në Tiranë, 119 në Shkodër, 46 në Vlorë, 40 në Durrës, 38 në Elbasan, 34 në Gjirokastër, 31 në Vau i Dejës, 29 në Fier, 28 në Lezhë, 27 në Berat, 24 Sarandë, 18 Kurbin, 17 Kavajë, 16 në Lushnje, nga 13 në Mallakastër, Kamëz etj.

Aktualisht janë 7681 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 91 pacientë.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë një qytetar 40-vjeç nga Shkodra, një qytetar 77-vjeç nga Tirana dhe një qytetar 84-vjeç nga Dibra.

Janë shëruar 274 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 132.086.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 142.253 raste pozitive, prej tyre 132.086 janë shëruar, 7.681 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektive e kanë humbur 2.486 pacientë

Kategoritë
LajmeRajoni