Tregtia ilegale e lëkurës së gomarit po lulëzon në rrjetet sociale, ja arsyeja

Sipas një raporti të organizatës bamirëse “Donkey Sanctuary” tregtarët në Facebook po ofrojnë sasi të mëdha lëkurash gomari.

Gjithashtu në raport thuhet se tregtarët promovuan shitjen e lëkurës së gomerëve në Facebook, YouTube, Twitter dhe Instagram.

Rreth 4.8 milionë gomerë vriten për tregti çdo vit. Trafikimi ushqen një kërkesë në rritje për ejiao , një ilaç tradicional kinez që përdor lëkurën e gomarit për të prodhuar një formë xhelatine.

Pavarësisht se vetëm 20 vende kanë marrëveshje për tregtimin e ligjshëm të lëkurës së gomerëve me Kinën, lëkurat mbërrijnë atje nga më shumë se 50 vende.

Hetuesit gjetën 382 tregtarë që shisnin lëkurë gomari dhe kafshë të tjera të trafikuara në faqet e tregtisë elektronike, disa prej të cilëve gjithashtu shisnin drogë, flokë njerëzish dhe pasaporta false.

Në një studim shoqërues mbi lidhjen midis tregtisë së gomerëve dhe trafikimit global të kafshëve të egra, Shkolla e Biznesit Saïd e Universitetit të Oksfordit dhe Njësia e Kërkimeve për Ruajtjen e Jetës së Egër gjetën 15,000 artikuj për shitje në shtatë faqe interneti, së bashku me postimet që ofrojnë 13 specie të rrezikuara.

Kategoritë
BotaLajme