Treni godet për vdekje një person në Pejë

Një person është goditur për vdekje nga treni sot në Pejë, derisa dyshohet se viktima ishte i shtrirë në hekurudhë.

Mësohet se ishte shoferi i trenit ai që ka deklaruar se viktima ka qenë i shtrirë në binarët e trenit.

Sipas dëshmitarëve trupi i viktimës është dëmtuar aq shumë, saqë identifikimi ka qenë i pamundur deri më tani.

Sinjali gjithashtu ka mësuar se i gjithë rasti ka ndodhur përballë Viva Fresh në Pejë.

Kategoritë
LajmeVendi