Treni godet veturën në Ujmir të Klinës, lëndohen gjashtë persona

Gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore pasi një tren e ka goditur një veturë në fshatin Ujmir të Klinës.

Të lënduari janë dërguar për trajtim në spitalin rajonal të Pejës.

Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova.

“Rreth orës 18:00 si pasojë e goditjes së një makine nga treni, gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore. Rasti ka ndodhur në fshatin Ujmir të Klinës”.

Mësohet se dy nga të lënduarit janë fëmijë dhe janë në gjendje të rëndë.

Kategoritë
LajmeVendi