Trepça është kampione e Kupës së Kosovës në basketboll

Tanimë ka përfunduar finalja e madhe e Kupës së Kosovës në basketbollin e meshkujve, ku klubi mitrovicas Trepça është shpallur kampione.

Trepça e ka mposhtur me rezultat 76:62 Bashkimin, ku në të katër çereket e zhvilluara rezultatet qëndrojnë 19:26, 18:10, 16:15 dhe 23:11, përcjell KosovaPress.

Çerekun e parë mitrovicasit e nisën në mënyrën më të mirë ku kishin epërsinë prej 11:2, ku më pas Bashkimi u këndell me një seri prej 0:13, ndërsa në fund të çerekut të parë semafori tregonte në të mirë të Bashkimit, që kryesonte 26:19 ndaj Trepçës.

Sa i përket çerekut të dytë, Trepça u tregua skuadër më e fortë ku me një avantazh prej 18:10 arriti që në fund të këtij çereku të kalojë në epërsi prej një pike, respektivisht 37:36.

Ndërkaq, Trepça e vazhdoi paraqitjen e mirë edhe në periodën e dytë, ku në çerekun e tretë kryesoi me rezultat 16:15, ndërsa çerekun e fundit, respektivisht të katërtin veçse e vulosi triumfin me rezultat 23:11, kështu në fund të ndeshjes semafori tregonte rezultatin final 76:62 në të mirë të Trepçës.

Më i miri i ndeshjes ishte basketbollisti Drilon Hajrizi, i cili regjistroi 24 pikë, 12 kërcime dhe tre asistime, kurse te Bashkimi më i dalluari ishte Lewis me 16 pikë, nëntë kërcime dhe dy asistime.

Rezultati final i ndeshjes është 76:62 në favor të Trepçës.

Kategoritë
Sport