Tronditet Franca, përdhunim në Pallatin Presidencial

Prokurorët francezë kanë hapur një hetim për një përdhunim të dyshuar në pallatin presidencial në Paris.

Mediat lokale raportojnë se një ushtare ka thënë se është abuzuar seksualisht pas një pritjeje me pije në pallatin Élysée në korrik.

Presidenti Emmanuel Macron kishte marrë pjesë më herët në ngjarjen e mbajtur për stafin që po largohej, përcjell abcnews.al.

I akuzuari, gjithashtu një ushtar, është marrë në pyetje, por ende nuk është akuzuar zyrtarisht, thonë raportet.

Gazeta Libération raportoi për herë të parë akuzën të premten. Si viktima e supozuar ashtu edhe autori i akuzuar thuhet se punonin në një zyrë të personelit të sigurisë së lartë në ndërtesë dhe Libération dhe se ata e njihnin njëri-tjetrin.

Një zyrtar presidencial i tha agjencisë së lajmeve AFP se “sapo autoritetet ishin në dijeni të këtyre pretendimeve, menjëherë u morën masa” për të mbështetur viktimën e supozuar. Si ajo ashtu edhe i akuzuari janë transferuar në detyra të tjera, ka thënë pallati.

Kategoritë
BotaLajme