Trudeau viziton Kievin, premton armë dhe pajisje të tjera ushtarake për t’i ardhur në ndihmë vendit

Trudeau viziton Kievin, premton armë dhe pajisje të tjera ushtarake për t’i ardhur në ndihmë vendit

Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau ka premtuar sot armë dhe pajisje të tjera ushtarake për Ukrainën. Deklaratat, Trudeau i bëri në kryeqytetin Kiev gjatë një vizite të paparalajmëruar në Ukrainë. Më herët gjatë ditës ai vizitoi edhe Irpinin, në veriperëndim të Kievit.

Irpini u përball me bombardime të shumta nga Rusia në fillim të pushtimit dhe përkohësisht ishte nën kontrollin e forcave ruse. Në një postim në Telegram, kryebashkiaku Oleksandr Markushyn njoftonte se kryeministri kanadez “erdhi për të dëshmuar me sytë e tij tmerrin që pushtuesit rusë kanë mbjellë” në vendin e tij.

Kanadaja ishte një nga 12 anëtarët themelues të NATO-s në vitin 1949. Vendi ka ndarë mbi 118 milionë dollarë për pajisje ushtarake për të mbështetur Ukrainën që nga fillimi i këtij viti.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova