“Për momentin, Rusia nuk i respekton Shtetet e Bashkuara ashtu siç duhet. Nuk e di pse nuk po bëjnë asgjë për një zgjidhje? Kjo është një Holokaust. Ajo që po ndodh është e tmerrshme”, tha ish-presidenti amerikan
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka quajtur “Holokaust” luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe i bëri thirrje Moskës të ndalojë sulmet e saj, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Mos i vrisni këta njerëz”, i bëri thirrje Trump Rusisë në një program në televizionin Fox Business.
Trump tha se një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit është e mundur.
“Për momentin, Rusia nuk i respekton Shtetet e Bashkuara ashtu siç duhet. Nuk e di pse nuk po bëjnë asgjë për një zgjidhje? Kjo është një Holokaust. Ajo që po ndodh është e tmerrshme. E shihni se çfarë po ndodh çdo natë në televizor”, shtoi Trump.
Duke theksuar se është NATO ajo që do të vendosë nëse Ukraina do të pranohet apo jo në NATO, Trump tha: “Për momentin, probabiliteti i pranimit të Ukrainës në NATO është shumë më i lartë se sa ishte 6 muaj më parë”.