Trump në ditën e fundit në detyrë fali 73 persona

Vendimet e Trumpit, me të cilat u amnistuan 73 persona dhe ulën dënimet për 70 persona u njoftuan pas mesnatës kur mbaroi mandati i tij.

Në ditën e fundit të detyrës si president i SHBA-ve, Donald Trump mori vendim për të falur 73 persona, përfshirë ish-këshilltarin kryesor të Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon.

Vendimet e Trumpit, me të cilat u amnistuan 73 persona dhe ulën dënimet për 70 persona, u njoftuan pas mesnatës kur mbaroi mandati i tij. Mes atyre që janë falur janë ish-këshilltari kryesor i Trumpit, Steve Bannon si dhe disa persona nga bota e muzikës dhe sporteve, ish-kongresmenë dhe disa nga të afërmit e Trumpit.

Vendimi në lidhje me Bannon thotë se ai është “një udhëheqës i rëndësishëm në lëvizjen politike konservatore” dhe se është i njohur për inteligjencën dhe parashikimet e tij. Bannon është arrestuar nën akuzat për pjesëmarrje në aktivitete të paligjshme në fushatën “Ndërtimi i murit” i nisur për të ndërtuar një mur në kufirin meksikan.

Midis atyre që janë falur janë ish-kryetari i Bashkisë së Detroitit, Kwame Kilpatrick, i akuzuar për marrjen e ryshfetit dhe mashtrimit gjatë mandatit të tij, më pas inxhinieri dhe sipërmarrësi i teknologjisë, Anthony Leëandoëski, i akuzuar për vjedhjen e sekreteve të makinave pa shoferë të Google dhe shtetasi izraelit, Aviem Sella, i cili akuzohet për spiunazh.

Reperi Dwayne Michael Carter Jr., i njohur me emrin artistik Lil Wayne është dënuar për posedim të armëve dhe plumbave pa leje. Disa anëtarë të Kongresit nga Partia Republikane u falën gjithashtu.

Kategoritë
BotaLajme