Trump: SHBA nuk do të paguajnë për sigurinë e Princit Harry

Ky njoftim i presidentit amerikan erdhi pas raporteve për mbërritjen e çiftit në Los Angeles.

Presidenti amerikan Donald Trump të dielën tha se vendi i tij nuk do të paguajë për mbrojtjen e sigurisë së princit Harry dhe gruas së tij Meghan derisa ata qëndrojnë në SHBA.

Ky njoftim i presidentit amerikan erdhi pas raporteve për mbërritjen e çiftit në Los Angeles, Kalifornia.

“Unë jam mik dhe admirues i madh i Mbretëreshës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Raportohet se Harry dhe Meghan, të cilët u larguan nga Mbretëria, do të banonin përgjithmonë në Kanada. Tani ata kanë lënë Kanadanë për në SHBA. Megjithatë, SHBA nuk do të paguajnë për mbrojtjen e tyre të sigurisë. Ata duhet të paguajnë! “, tha Trump në Twitter.

Sipas revistës amerikane “People”, Meghan Markle zbarkoi për një punë të re që ka lidhur me Disney, dhe mund të jetë transferuar përsëri në Los Angeles me Harry dhe djalin e tyre, Archie.

Çifti hapi një kapitull të ri të paeksploruar për mbretërinë, pasi njoftuan në janar se do të largoheshin nga detyrat mbretërore.

Njoftimi erdhi si befasi për Shtëpinë e Windsor dhe gjyshen e Harry, Mbretëreshën Elizabeth.

Kategoritë
BotaLajme