Turistë hapësinorë, “SpaceX” dërgon katër civilë në misionin e parë komercial

Kompania e prodhimit të anijeve kozmike dhe raketave, SpaceX, këtë vit pritet të dërgojë katër civilë në hapësirë, në atë që konsiderohet si “misioni i parë komercial “. Ky është një moment historik për fluturimet hapësinore private dhe industrinë e turizmit hapësinor.

Nën komandën e Jared Isaacman, themeluesi dhe shef ekzekutiv i kompanisë private të përpunimit të pagesave “Shift4 Payments” në Pensilvani, tre qytetarë do të nisin një udhëtim të paharrueshëm.

Isaacman tha në një deklaratë se misioni, i quajtur Inspirim4, është “realizimi i një ëndrre të përjetshme dhe një hap drejt një të ardhmeje në të cilën çdokush mund të dalë dhe të eksplorojë yjet”.

Biznesmeni miliarder amerikan do të dhurojë tre vende në kapsulën SpaceX Dragon për bashkëudhëtarë të tjerë. Siç njoftimit të kompanisë, ata “do të zgjidhen për të përfaqësuar shtyllat e misionit të lidershipit, bujarisë dhe prosperitetit”.

Synimi është që të mblidhet një shumë e konsiderueshme parash për bamirësi. Isaacman tha se ka për qëllim të përdorë udhëtimin privat për të mbledhur 200 milionë dollarë për Spitalin Kërkimor të Fëmijëve St. Jude që trajton kancerin dhe sëmundjet pediatrike.

Ekuipazhi do të niset në orbitën e Tokës në tremujorin e katërt të këtij viti nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s në Florida. Para se të realizohet misioni, SpaceX do të ofrojë për udhëtarët trajnim astronaut si dhe të gatishmërisë emergjente. Një mision I gjithi civil është një provë e fortë për industrinë private të fluturimeve hapësinore, por gjithashtu paraqet sfida të mëdha. Themeluesi dhe CEO i SpaceX, Elon MuskMusk tha se përparësia kryesore do të jetë maksimizimi i sigurisë së ekuipazhit.

Kategoritë
BotaLajme