Turkish Airlines anulon mbi 200 fluturime në Stamboll për shkak të borës

Fluturimet nga dhe drejt aeroporteve të Stambollit dhe “Sabiha Gokcen” të planifikuar për të enjten u anuluan pas parashikimit të kushteve të këqija të motit në Stamboll.

Kompania kombëtare e fluturimit Turkish Airlines ka anuluar rreth 205 fluturime të caktuara për të enjten pas parashikimeve për reshje të dendura të borës në Stamboll.

“Për shkak të kushteve të rënda të motit që priten në Stamboll, disa nga fluturimet tona nga dhe drejt aeroporteve të Stambollit dhe ‘Sabiha Gokcen’ të planifikuara për më 10 mars janë anuluar”, thuhet në deklaratën e kompanisë.

Janë anuluar rreth 114 fluturime të brendshme dhe 71 ndërkombëtare të Turkish Airlines nga dhe në Aeroportin e Stambollit dhe rreth 20 fluturime të brendshme nga AnadoluJet, një markë e transportuesit kryesor, për në dhe nga aeroporti ‘Sabiha Gokcen’, qendra kryesore ajrore e Stambollit në anën aziatike të qytetit.

Numri i anulimeve ka gjasa të rritet për shkak të motit, shtoi kompania.

Kategoritë
BotaLajme