Turkish Airlines anulon mbi 400 fluturime për shkak të reshjeve të borës në Stamboll

Rreth 357 fluturime për dhe nga Aeroporti i Stambollit u anuluan, nga të cilat 105 ishin në linja ndërkombëtare, tha kompania turke në një deklaratë.

Linja ajrore Turkish Airlines ka anuluar 407 fluturime të planifikuara për sot pasi reshjet e mëdha të borës përfshinë Stambollin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rreth 357 fluturime për dhe nga Aeroporti i Stambollit u anuluan, nga të cilat 105 ishin në linja ndërkombëtare, tha kompania turke në një deklaratë.

50 fluturime të tjera nga aeroporti Sabiha Gokcen, qendra kryesore ajrore e Stambollit në anën aziatike të qytetit, u anuluan gjithashtu, thuhet më tej në deklaratë.

Ndërkohë, Operatori i Aeroporteve të Stambollit IGA rriti masat për të parandaluar ndërprerjet në udhëtime dhe operacione për shkak të reshjeve të borës.

Sipas një deklarate nga IGA, fluturimet në Aeroportin e Stambollit u reduktuan me 30 për qind për shkak të motit.

Kategoritë
BotaLajme