“Turkish Airlines” e dyta në Evropë për numrin e fluturimeve ditore

Aviokompania irlandeze Ryanair u rendit e para në Evropë me 2.190 fluturime në ditë.

Turkish Airlines (THY) me gjithsej 1.066 fluturime ditore më 26 tetor ishte aviokompania e dytë me më shumë fluturime në Evropë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportit të fluturimeve të Organizatës Evropiane të Sigurisë Ajrore (EUROCONTROL), pas heqjes së një sërë kufizimesh të vendosura për të luftuar pandeminë e COVID-19, Ryanair e Irlandës u rendit e para në Evropë me 2.190 fluturime në ditë.

Turkish Airlines është në vendin e dytë me 1.066 fluturime ditore ndërsa Lufthansa është e treta me 808 fluturime.

Turkish Airlines (THY) njoftoi në tetor se do të transportonte pasagjerët e saj në një total prej 253 destinacionesh si pjesë e një plani fluturimi për nëntor.

Në njoftimin e Turkish Airlines theksohet se plani i fluturimit të kësaj aviokompanie ajrore është përditësuar.

“Meqenëse e dimë se sa e vështirë është të planifikosh gjatë kësaj periudhe, jemi të lumtur t’u ofrojmë opsione fleksibël udhëtimi. Ju mund të bëni ndryshime të pakufizuara në bileta midis 21 marsit 2020 dhe 31 dhjetorit 2021”, thuhet në njoftimin e Turkish Airlines.

Kategoritë
BotaLajme