TURKOVAC merr miratimin për përdorim emergjent

Lidhur me prodhimin e vaksinës TURKOVAC, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, tha se “do të ndiejmë kënaqësi që vaksinën tonë ta ndajmë me gjithë njerëzimin”

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se vaksina vendase TURKOVAC kundër koronavirusit të ri (COVID-19) ka marrë miratim për përdorim emergjent, raporton Anadolu Agency (AA).

“Nga sot jemi bërë një nga 9 vendet që ka prodhuar vaksinë kundër COVID-19”, tha ministri Koca, duke shtuar se nga java e ardhshme vendi do të kalojë në përdorim të gjerë.

Lidhur me prodhimin e vaksinës TURKOVAC, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, tha se “do të ndiejmë kënaqësi që vaksinën tonë ta ndajmë me gjithë njerëzimin”.

Kategoritë
BotaLajme