Turqi, 1 në 4 persona janë vaksinuar plotësisht kundër virusit COVID-19

Duke i bërë thirrje popullit turk të marrin dozën sa më parë, ministri Koca në llogarinë e tij në tëitter njoftoi se 25 për qind e popullsisë së Turqisë së moshës mbi 18-vjeçare është vaksinuar

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, ka bërë të ditur se një në çdo katër persona në vendin e tij kanë marrë të dy dozat e vaksinës së koronavirusit të ri (COVID-19), respektivisht 15 milionë njerëz në Turqi janë vaksinuar plotësisht, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke i bërë thirrje popullit turk të marrin dozën sa më parë, ministri Koca në llogarinë e tij në twitter njoftoi se 25 për qind e popullsisë së Turqisë së moshës mbi 18-vjeçare është vaksinuar.

Ai përjashtoi mundësinë e prokurimit të vaksinave Pfizer të refuzuara nga Franca, duke theksuar se Turqia blen doza nga kompania gjermane BioNTech.

Koca po ashtu theksoi se lloji ‘Delta’ i koronavirusit është zbuluar në 26 provinca të Turqisë.

Ministri tha se numri i përgjithshëm i rasteve të mutacionit, të regjistruara në Turqi, aktualisht është 224, prej të cilëve 134 janë regjistruar në Stamboll.

Ai tha se përhapja e llojit ‘Delta’ duket se është në rritje në Turqi, por shtoi se në vend akoma nuk është regjistruar lloji ‘Delta Plus’.

Kategoritë
BotaLajme