Turqi – 1,4 miliardë dollarë të ardhura nga eksporti i bizhuterive për janar-prill 2021

Eksportet e sektorit të bizhuterive të Turqisë arritën në 1,4 miliard dollarë, duke shënuar një rritje prej 32,8 për qind në bazë vjetore në katër muajt e parë të 2021.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Tregtisë dhe Asamblesë së Eksportuesve të Turqisë (TIM) eksportet e prillit të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm u rritën me 109% në 18,8 miliardë dollarë. Kjo është shifra më e lartë e të gjitha kohërave që është regjistruar në eksport për muajin prill. Kurse për periudhën janar-prill (2021) eksportet turke u realizuan në 68,8 miliardë dollarë.

Kurse eksportet e sektorit të bizhuterive në katër muajt e parë të 2021 arritën në 1,4 miliard dollarë, duke shënuar një rritje prej 32,8 për qind në bazë vjetore.

Destinacioni kryesor i produkteve turke të bizhuterive ishte ShBA-ja, me 229,6 milionë dollarë importe nga Turqia, me një rritje 28,5 për qind në periudhën janar-prill llogaritur në bazë vjetore.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) pasohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe (185 milionë e 354 mijë dollarë), Hongkongu (me 119 milionë e 674 mijë dollarë), Zvicra (me 88 milionë e 103 mijë dollarë) dhe Libia (80 milionë e 607 mijë dollarë).

Kategoritë
BotaLajme