Turqi, deri më tani janë administruar mbi 28,67 milionë doza të vaksinës COVID-19

Ministria turke e Shëndetësisë njoftoi se deri më tani dozën e parë e kanë marrë mbi 16,41 milionë qytetarë, ndërsa mbi 12,25 milionë tashmë kanë marrë dozën e dytë

Që nga fillimi i fushatës masive të vaksinimit kundër koronavirusit të ri (COVID-19) më 14 janar, Turqia tani ka administruar mbi 28,67 milionë doza të vaksinës së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria turke e Shëndetësisë njoftoi se deri më tani dozën e parë e kanë marrë mbi 16,41 milionë qytetarë, ndërsa mbi 12,25 milionë tashmë kanë marrë dozën e dytë.

Ministria po ashtu konfirmoi 7.773 raste të reja të koronavirusit, përfshirë 656 pacientë simptomatike, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus ka tejkaluar shifrën 5,22 milionë.

Numri i vdekjeve po ashtu është rritur në 47.134, me 164 viktima të regjistruara brenda ditës së fundit.

Në mbarë Turqinë gjatë 24 orëve të fundit betejën kundër koronavirusit e kanë fituar 12.284 pacientë, duke e çuar në mbi 5,08 milionë numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore turke kanë kryer mbi 53,47 milionë teste të dyshuara për COVID-19.

Figurat e fundit tregojnë se aktualisht numri i pacientëve të prekur nga koronavirusi në gjendje kritike është 1.454.

Kategoritë
BotaLajme