Deri më tani, mbi 1,05 milion njerëz, përfshirë punonjësit e kujdesit shëndetësor, janë vaksinuar kundër virusit në gjithë vendin që nga fillimi i fushatës masive më 14 janar.
Turqia sot filloi vaksinimin kundër koronavirusit të ri (COVID-19) për personat mbi moshën 85 vjeç dhe punonjësit e farmacive, raporton Anadolu Agency (AA).
Qytetarët mbi moshën 85 vjeç do të vaksinohen në shtëpitë e tyre pas vlerësimit në një takim të Komitetit Shkencor të mbajtur dje.
Po ashtu, vendi ka nisur vaksinimin për punëtorët e farmacive dhe praktikantët.
Javën e kaluar, ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca dhe anëtarët e Bordit Këshillimor Shkencor për Koronavirusin morën vaksinën.
Presidenti Recep Tayyip Erdoğan gjithashtu mori dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 javën e kaluar.
Deri më tani, mbi 1,05 milion njerëz, përfshirë punonjësit e kujdesit shëndetësor, janë vaksinuar kundër virusit në gjithë vendin që nga fillimi i fushatës masive më 14 janar.
Doza e dytë e vaksinës do të administrohet me 28 ditë diferencë. Personat e shëruar nga COVID-19 nuk do të vaksinohen katër deri në gjashtë muaj pas shërimit të tyre.
Grupi i parë i tre milionë dozave të vaksinës të porositura nga SinoVac Biotech nga Kina mbërriti në Turqi më 30 dhjetor.