Turqi, gjykata vendos masë paraburgimi për Mehmet Aydın, i akuzuar për mashtrim me skemë Ponzi

Mehmet Aydın, 29 vjeç, ishte dorëzuar në Konsullatën e Turqisë në Sao Paulo të Brazilit dhe u arrestua në Aeroportin e Stambollit sapo zbriti të shtunën

Gjykata turke shqiptoi paraburgim për krijuesin e dyshuar të një loje në internet që përdor skemën Ponzi, i cili u soll mbrapa në Turqi fundjavën që shkoi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mehmet Aydın, 29 vjeç, ishte dorëzuar në Konsullatën e Turqisë në Sao Paulo të Brazilit dhe u arrestua në Aeroportin e Stambollit sapo zbriti të shtunën.

Aydın, me nofkën Tosuncuk, i cili gjithashtu kërkohej me njoftim të kuq të Interpolit me kërkesë të Turqisë, akuzohet për krime të ndryshme, duke përfshirë themelimin e një organizate kriminale dhe mashtrim dhe përballet me dënime të mundshme me burg.

Ai përballet me akuza në gjykatat në Stamboll dhe Bursa për kryerjen e mashtrimit duke përdorur sisteme informacioni, banka ose institucione kredie.

Pasi Aydın themeloi “Bankën e Fermës” (Çiftlik Bank), frymëzuar nga loja e mediave sociale FarmVille në vitin 2016, mbi 3.700 njerëz dyshohet se janë mashtruar.

Pas ankesave nga mijëra përdorues, një njoftim i kuq u lëshua në mars 2018 por Aydın u zhduk dhe ishte në arrati për dy vitet e fundit.

Ministria e Drejtësisë e Turqisë kontaktoi çdo vend ku dyshohej se ishte parë Aydın, përfshirë Uruguajin, Brazilin, Panamanë, Hondurasin, Kanadanë dhe Ukrainën.

Pasi Aydın u pa në Brazil, ekstradimi i tij u kërkua nga Brazili në qershor 2018. Kërkesa u përsërit këtë shkurt.

Kategoritë
BotaLajme