Turqi – Itali, formacionet e mundshme të ndeshjes hapëse në ‘Euro2020’

Turqia dhe Italia janë dy kombëtaret të cilat do ta hapin zyrtarisht Kampionatin Europian.

Kjo përballje është e vlefshme për Grupin A dhe pritet të jetë e zjarrtë, pasi dy ekipet epiket kanë në gjirin e tyre plot yje, ndërsa trajnerët i kanë gati formacionet që do të hedhin në fushë.

Te Italia, Stefano Sensi dhe Lorenzo Pellegrini janë tërhequr nga skuadra me dëmtime muskulore, ndërsa Marco Verratti nuk është rikuperuar plotësisht nga një problem në gju.

Në anën tjetër, Turqia pritet të ketë shumë lojtarë të njohur në formacionin titullar: Caglar Soyuncu dhe Merih Demiral pritet ta nisin nga qendra e mbrojtjes, ndërsa emra si Hakan Calhanoglu, Kenan Karaman dhe Yusuf Yazici do tw ndihmojnë sulmuesin veteran, Burak Yilmaz.

Formacionet e mundshme: Turqi – Itali

Italia: Donnarumma; Florenzi, Bonucci, Chiellini, Spinazzola; Barella, Jorginho, Locatelli; Berardi, Immobile, Insigne.

Turqia: Cakir; Celik, Soyuncu, Demiral, Meras; Yokuslu, Ayhan; Karaman, Calhanoglu, Yazici; B Yilmaz.

Kategoritë
Sport