Turqi, katër të arrestuar për vendosjen e bombës nën automobilin e policit

Tre nga katër të arrestuarit pranuan se kanë marrë pjesë në vendosjen e mjetit shpërthyes nën automobilin e oficerit të policisë, të cilët ishin pjesë e sigurimit të tubimit në të cilin u adresua presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan

Policia turke ka arrestuar katër persona të dyshuar për vendosjen e mjetit shpërthyes fundjavën e kaluar nën automobilin e policit, i cili ishte pjesë e sigurimit të tubimit në të cilin u adresua Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan në qytetin Siirt, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Brendshme turke përmes një deklaratë bëri të ditur se mëngjesin e sotëm u krye një operacion në të cilin u arrestuan A.D., S.D., S.A. dhe A.A. nën dyshimin se kishin vendosur një mjet shpërthyes nën makinën e oficerit të policisë në rrethin Nusaybin të Mardinit.

Gjithashtu u theksua se tre të dyshuarit në deklaratën e parë kanë pranuar se kanë vendosur një bombë nën veturë.

Të shtunën më datë 4 dhjetor, nën makinën e një punonjësi policie të Repartit të Policisë së Ndërhyrjes në Nusaybin të Mardinit, u zbulua dhe më pas u kontrollua dhe u shkatërrua një mjet shpërthyes i punuar me dorë.

Po atë ditë u njoftua se polici, nën makinën e të cilit ishte vendosur eksplozivi, ishte pjesë e ekipit që duhej të dërgohej si përforcim për të siguruar programin e presidentit Erdoğan në Siirt, në juglindje të Turqisë, një qytet 225 kilometra larg Mardinit.

Kategoritë
BotaLajme