Turqi, kryhet me sukses shkrepja e raketës së mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë “Siper”

“Kemi përfunduar me sukses edhe një fazë në punimet për zhvillimin e ‘Siper’, të sistemit tonë të mbrojtjes ajrore kombëtare me rreze të gjatë”, tha kreu i Industrisë së Mbrojtjes dhe Presidencës së Turqisë, Ismail Demir

Është kryer me sukses testi i shkrepjes së “Siper”, raketës së mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë veprimi e zhvilluar nga industria turke e mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kreu i Industrisë së Mbrojtjes dhe Presidencës së Turqisë, Ismail Demir në një deklaratë nga llogaria tij në Twitter tha: “Kemi përfunduar me sukses edhe një fazë në punimet për zhvillimin e ‘Siper’, të sistemit tonë të mbrojtjes ajrore kombëtare me rreze të gjatë dhe shumë shtresa. Me ‘Siper’ të cilin kemi planifikuar ta përfshijmë në inventarin tonë në vitin 2023, do të eliminojmë në mënyrën më të fuqishme të gjitha kërcënimet kundrejt ‘qiellit të atdheut tonë‘ (Gökvatan)”.

“Vazhdojmë udhëtimin tonë për sistemet tona të mbrojtjes ajrore. Hap pas hapi në këtë udhëtim kemi vendosur në funksion sistemet tona në nivele të ndryshme dhe aktualisht po ecim drejt objektivave tona drejt ‘Siper’, në udhëtimin tonë drejt niveleve më të përparuara. Kemi realizuar një prej testeve në udhëtimin tonë drejt ‘Siper’. Vazhdojnë testet tona duke rritur distancat dhe lartësinë. Do të vazhdojë dalja e produkteve në distanca të ndryshme. Në ditën kur do të arrijmë objektivin tonë për ‘Siper’ do ta shohim se në vendin tonë do të jenë në funksion 5-6 lloje të sistemeve të mbrojtjes ajrore”, tha Demir në videon e publikuar lidhur me testin.

Raketa “Siper” ka një rëndësi të madhe në aspektin për të përballuar me mundësi kombëtare nevojën e mbrojtjes ajrore në nivele të ndryshme të Turqisë. “Siper” zhvillohet me qëllim mbrojtjen kundër sulmeve armike ndaj komplekseve strategjike në kuadër të mbrojtjes ajrore rajonale si dhe për të mundësuar mbrojtjen ajrore në rreze të gjatë dhe në arkitekturë të shpërndarë. Projekti realizohet në partneritet me ASELSAN, ROKETSAN dhe TÜBİTAK SAGE.

Me punimet e zhvilluara nën koordinimin e Drejtorisë për Industrinë e Mbrojtjes në Presidencën turke, synohet të formohet një mbrojtje ajrore në nivele me sistemet vendase.

Në kuadër të kësaj, dorëzimi i parë nën vazhdën e prodhimit seri të sistemeve Korkut është kryer në vitin 2019 dhe më pas u vendos në shërbim Sungur me një distancë efektive 8 kilometra dhe 4 kilometra lartësi i cili u lëshua nga një automjet.

Teksa kanë filluar dorëzimet e raketës të sistemit të mbrojtjes ajrore me lartësi të ulët HISAR-A+, ka filluar edhe prodhimi në seri i raketës Hisar-O+. Sistemi i HISAR A+ ka një parandalim në rrezen 15 kilometra ndërsa sistemi HISAR O+ arrin në 25 kilometra. Ndërsa “Siper” synohet të arrijë në një nivel konkurues me S-400.

Kategoritë
BotaLajme