Turqi, mbi 1 milion persona janë vaksinuar kundër COVID-19

Në Turqi me sukses zbatohet fushata e dhënies së dozës së parë të vaksinës CoronaVac, të prodhuar nga kompania kineze SinoVac, që filloi javën e kaluar.

Më shumë se një milion persona në Turqi kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Në Turqi me sukses zbatohet fushata e dhënies së dozës së parë të vaksinës CoronaVac, të prodhuar nga kompania kineze SinoVac, që filloi javën e kaluar.

Ekspertët turq të shëndetësisë theksuan se përparimi në kuantitet dhe kualitet i institucioneve shëndetësore gjatë dekadave të fundit kanë pasur ndikim të madh në luftën e vendit kundër përhapjes së virusit, por edhe me zbatimin e vaksinimin masiv.

Veçmas është i rëndësishëm roli i spitaleve të qytetit, të hapura në 81 provincat e vendit, të cilat kanë kapacitet të shërbejnë dhjetëra mijëra pacientë në ditë. Infrastruktura e zinxhirit të ftohtë të Turqisë, e nevojshme për të ruajtur vaksinat, gjithashtu luajti një rol vendimtar në vaksinimin e shpejt dhe efikas të cilat kanë fituar njohje globale.

Duke folur për AA, Mustafa Ilhan, një shkencëtar i lartë mjekësor në Universitetin Gazi në kryeqytetin Ankara, theksoi se Turqia ka qenë historikisht e suksesshme në kryerjen e vaksinimeve masive për të çrrënjosur sëmundje të tilla si poliomieliti, tetanozi, hepatiti dhe lia e dhenve.

“Kjo praktikë, e kombinuar me infrastrukturën shëndetësore, e ka ngritur Turqinë midis 10 vendeve kryesore të administrimit të vaksinave”, theksoi Ilhan.

Kategoritë
BotaLajme