Turqi, mbi 119,2 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 të administruara deri më tani

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 56,01 milionë njerëz kanë marrë dozën e tyre të parë, ndërsa mbi 49,97 milionë janë vaksinuar tërësisht

Turqia ka administruar mbi 119,2 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 që kur nisi fushatën e vaksinimit masiv në janar, treguan shifrat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 56,01 milionë njerëz kanë marrë dozën e tyre të parë, ndërsa mbi 49,97 milionë janë vaksinuar tërësisht.

Turqia po administron gjithashtu doza të treta përforcuese të vaksinës kundër COVID-19, dhe deri më tani janë dhënë mbi 11,85 milionë doza të tilla.

Ministria konfirmoi gjithashtu 23.810 infeksione të reja dhe 218 vdekje të lidhura me koronavirusin në 24 orët e fundit, si dhe 28.749 të shëruar.

Vendi ka kryer 356.563 teste të virusit gjatë ditës së kaluar.

Kategoritë
BotaLajme