Turqi, mbi 121,5 milionë vaksina COVID-19 të administruara deri më tani

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 56,49 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës, ndërsa mbi 50,87 milionë janë vaksinuar plotësisht me të dy dozat e nevojshme të vaksinës

Turqia që kur nisi fushatën masive të vaksinimit në muajin janar ka administruar mbi 121,53 milionë doza të vaksinave kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 56,49 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës, ndërsa mbi 50,87 milionë janë vaksinuar plotësisht me të dy dozat e nevojshme të vaksinës.

Turqia po ashtu ka administruar vaksina të treta përforcuese për më shumë se 12,58 milionë persona.

Vendi brenda ditës së fundit regjistroi 18.561 raste të tjera të koronavirusit, 176 vdekje dhe 25.129 pacientë që fituan betejën kundër pandemisë COVID-19.

Në 24 orët e fundit, autoritetet turke kanë kryer 347.232 teste të dyshuara për COVID-19.

Kategoritë
BotaLajme