Turqi, mbi 72,59 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 të administruara deri më tani

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 40,85 milionë njerëz kanë marrë dozën e tyre të parë, ndërsa mbi 26,91 milionë kanë marrë edhe dozën e dytë

Turqia ka administruar mbi 72,59 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 që kur nisi fushatën e vaksinimit masiv në janar, treguan shifrat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vendi vazhdon fushatën e tij intensive të vaksinimit për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 40,85 milionë njerëz kanë marrë dozën e tyre të parë, ndërsa mbi 26,91 milionë kanë marrë edhe dozën e dytë.

Deri më tani, 65,79 për qind e popullsisë së rritur kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Ministria konfirmoi gjithashtu 22.083 infeksione të reja dhe 69 vdekje të lidhura me koronavirusin në 24 orët e fundit, ndërsa 5.752 pacientë të tjerë janë shëruar.

Pas rënies së rasteve dhe vaksinimit të shpejtë, Turqia hyri në një fazë normalizimi më 1 korrik, duke hequr pothuajse të gjitha kufizimet e lidhura me virusin.

Megjithatë, duke synuar të kufizojë përhapjen e variantit Delta të virusit, vendi ka pezulluar fluturimet nga India, ku ky lloj u shfaq për herë të parë.

Ndërkaq, udhëtarët që vijnë nga Britania, Irani, Egjipti dhe Singapori gjithashtu duhet të kenë rezultate negative të testit për COVID-19 brenda 72 orëve para nisjes së tyre.

Kategoritë
BotaLajme