Turqi, mbi 89,4 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 të administruara deri më tani

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rreth 46,3 milionë njerëz kanë marrë dozën e tyre të parë, ndërsa mbi 35,39 milionë janë vaksinuar tërësisht

Turqia ka administruar mbi 89,48 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 që kur nisi fushatën e vaksinimit masiv në janar, treguan shifrat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vendi vazhdon fushatën e tij intensive të vaksinimit për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rreth 46,3 milionë njerëz kanë marrë dozën e tyre të parë, ndërsa mbi 35,39 milionë janë vaksinuar tërësisht.

Turqia po administron gjithashtu doza të treta të vaksinës kundër COVID-19, dhe deri më tani janë dhënë mbi 7,6 milionë doza të tilla.

Deri më tani, rreth 74 për qind e popullsisë së rritur kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Ministria konfirmoi gjithashtu 18.857 infeksione të reja dhe 232 vdekje të lidhura me koronavirusin në 24 orët e fundit, ndërsa 15.833 pacientë të tjerë janë shëruar.

Turqia javën e kaluar zgjeroi fushatën e saj të vaksinimit intensiv për të përfshirë të gjithë të moshës mbi 15 vjeç, si dhe fëmijë të paktën 12 vjeç që kanë një sëmundje kronike.

Punonjësit shëndetësor dhe grupet e tjera prioritare tani mund të marrin një dozë të katërt të vaksinës, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Njerëzit që kanë kontraktuar COVID-19 do të kenë të drejtë për vaksinim një muaj pas shërimit, në krahasim me periudhën e mëparshme prej tre muajsh.

Kategoritë
BotaLajme