Turqi, në qytetin antik Aizanoi gjendet koleksion i monedhave të periudhës romake

“Këto 651 monedha argjendi, nga epoka e perandorit Augustus, janë një koleksion shumë i veçantë dhe unik”, tha për AA Elif Özer, arkeologe që mbikëqyr gërmimet në qytetin antik Aizanoi.

Më shumë se 650 monedha të paçmueshme nga periudha romake janë zbuluar në një qytet antik në Turqinë perëndimore, njoftuan hulumtuesit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Këto 651 monedha argjendi, nga epoka e perandorit Augustus, janë një koleksion shumë i veçantë dhe unik”, tha për AA Elif Özer, arkeologe që mbikëqyr gërmimet në qytetin antik Aizanoi.

“Monedhat u gjetën në një shtambë antike”, tha Özer, profesoreshë në Universitetin Pamukkale.

Ekipi turk filloi gërmimet në vitin 2011 në Aizanoi të provincës Kütahya, qytet antik krahasuar me qytetin tjetër të famshëm Efes, shtoi ajo.

Në Aizanoi gjithashtu gjendet tempulli më i ruajtur i perëndisë greke Zeus në Anadoll, ndërsa në vitin 2012 u shtua në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Nga monedhat, 439 janë monedha standarde argjendi “denarius” dhe 212 “kristofor”, shtoi Özer.

“Kjo është gjetja më e veçantë e monedhave të argjendit në kohët e fundit”, theksoi ajo, duke shtuar se për monedhat po përgatiten publikime në gjuhët turke dhe angleze dhe se ato kanë filluar të ekspozohen në Muzeun e Civilizimeve të Anadollit.

Kategoritë
BotaLajme