Turqi, një paraglajder fluturon me motoçikletë mbi Pamukkale (Video)

“Ndjehem i lirë dhe i qetë në ajër si një zog. Por, në fillim, familja ime ishte shumë e zemëruar”, tha Kaval duke shtuar se fitoi mbështetjen e tyre kur panë vendosmërinë dhe suksesin e tij.

Paraglajderi profesionist Hasan Kaval arriti që me parashutën e lidhur për motoçiklete të fluturojë mbi pishinën termike të bardhë në rajonin jugperëndimor turk Pamukkale, raporton Anadolu Agency (AA).

Kaval arriti të ngrihej me paraglajder në një motor dhe të fluturonte për 20 minuta, duke u ulur i sigurt në rajonin Kocacukur. Ai e regjistroi fluturimin e tij me një aparat fotografik.

Ai më parë shtoi një helikë në pjesën e pasme të motorit, i cili rriti shtytjen gjatë fluturimit dhe zgjati dukshëm fluturimin.

Me modifikimin, ai transferoi fuqinë nga motoçikleta në helikë, duke siguruar një forcë shtytëse në ajër e cila zgjati kohën e fluturimit.

“Familja ime më tha të bëja punën time, që është kuzhinier, por fluturimi është diçka krejtësisht tjetër për mua”, tha ai, duke theksuar se është entuziast për të provuar gjëra interesante të tilla si fluturimi, sikur ai kur në ajër rrinte ulur në divan dhe shikonte televizion apo luante tavëll.

Me këto fluturime interesante, ai synon të kontribuojë në promovimin e qendrave të turizmit dhe i fton të gjithë të shohin Pamukkale-n.

“Ndjehem i lirë dhe i qetë në ajër si një zog. Por, në fillim, familja ime ishte shumë e zemëruar”, tha Kaval duke shtuar se fitoi mbështetjen e tyre kur panë vendosmërinë dhe suksesin e tij.

Pamukkale është Trashëgimi Botërore e UNESCO-s në Provincën Denizli, e famshme për ujërat termale të pasura me minerale dhe tarracat e bardha të travertinës.

 

 

Kategoritë
BotaLajme