Ataturku u përkujtua nga qytetarë të Stambollit që dolën nga shtëpitë e tyre, disa të tjerë që dolën nga punishtet e tyre si dhe nxënës/studentë nga ballkonet e konvikteve.
Themeluesi i Republikës së Turqisë, lideri i madh Mustafa Kemal Ataturk është përkujtuar në 83-vjetorin e ndarjes nga jeta në orën 09:05 kur ai ka ndërruar jetë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në metropolin më të madh të Turqisë, Stamboll jeta ndaloi me rënien e sirenave në orën 09:05 e cila është ora kur Ataturku ndërroi jetë.
![]()
Punonjësit që shkonin në punë, nxënësit që shkonin në shkollë, këmbësorët në mbikalime, personat në pritje nëpër stacione dhe shitësit ambulantë nëpër rrugë mbajtën qëndrim nderi për 2 minuta. Ataturku u përkujtua nga qytetarë të Stambollit që dolën nga shtëpitë e tyre, disa të tjerë që dolën nga punishtet e tyre si dhe nxënës/studentë nga ballkonet e konvikteve.
Në orën 09:05 trafiku ka ndaluar nëpër bulevarde dhe rrugë të qytetit. Drejtuesit e automjeteve zbritën dhe i ranë borisë duke shoqëruar qëndrimin e nderit. Gjithashtu është vërejtur se edhe drejtuesit e mjeteve mbi Urën Dëshmorët të 15 Korrikut ndaluan automjetet duke marrë pjesë në përkujtim.
Me rënien e sirenave në këmbë janë ngritur edhe udhëtarët në mjetet e transportit publik të metros, autobusë dhe metrobusë të cilët kishin edhe shenjën “1881-∞” në tabelat e drejtimit.
Në qëndrimin e nderit në orën 09:05 u përfshinë edhe qytetarët e Stambollit që bënin ecje në bregdet si dhe peshkatarët mbi urën e Gallatës.
Qytetarët e Stambollit pas qëndrimit të nderit shoqëruan edhe himnin kombëtar.
Me rënien e sirenave, pjesë e qëndrimit të nderit u bënë edhe ekipet e policisë që kryejnë detyrën në qytet.















